‘Ka ardhë koha për surpriza të reja,’ Fero flet i lumtur!

By

Ish-reperi Fero ka disa ditë që është ribashkuar me vajzën e tij, Ninën.

Fero fitoi kujdestarinë e vajzës dhe nuk mund të ishte më i lumtur se kaq!

Këtë e dëshmojnë edhe postimet e tij në rrjete sociale, në të cilat ish-reperi shpreh gëzimin për bashkimin me Ninën.

E sonte, ai vendosi të ndaj një postim në Instagram, për të thënë se është tejet i lumtur pas ribashkimit me vajzën, duke u shprehur se është “duke fluturuar”.

Pos kësaj, Fero ngacmoi ndjekësit duke thënë se ka ardhë koha për disa surpriza të reja.

Shpresojmë që çdo gjë t’i shkojë më së miri.  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm