Ka apo nuk ka ndërhyrje estetike? Afrona Dika e thotë të vërtetën

By

Është një nga vajzat më të bukura që shohim në publik. Bionde e sykaltër dhe shtatselvi!

Afrona Dika ka një bukuri natyrale dhe gjithmonë shfaqet shumë e kuruar, meqë puna që bën edhe ia imponon të rregullohet dhe të mirëmbahet.

View this post on Instagram

Nuse to be soon…👰🏼 Make Up & Hair: @anderratelie @anderrateliehair

A post shared by Afrona Dika (@afronadika) on

Mirëpo, a ka bërë ajo ndonjë ndërhyrje estetike?

Dhe përgjigja e saj është jo, ashtu edhe sic pritej, sepse edhe po t’i krahasosh fotografitë e saja të vjetra me këto të tanishmet, nuk sheh ndonjë ndryshim drastik që të bën të aludosh se ajo është injektuar, apo fryrë buzët apo rregulluar mollëzat!

Në seksionin e pyetjeve përgjigjeve në Instagram, dikush nga ndjekësit ia bëri pyetjen nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje.

“Jo kurrë”, ka thënë ajo, duke e mohuar kategorikisht se ka bërë gjë në trupin e saj!

Përndryshe, modelja këtë vit në muajin shtator, kurorëzon edhe dashurinë disa vjeçare me të fejuarin e saj, këngëtarin Blero Muharremi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm