Së fundmi, Justin Bieber ka publikuar një fotografi me Hailey Bieber, dhe mbishkrimi i saj lexonte, “Mami dhe babi”.
Nuk u desh më shumë që ndjekësit të spekulonin që çifti po prisnin fëmijën e tyre të parë.
Por reagimi i Hailey nuk vonoi dhe ajo i komentoi Justin në postim që duhej të ndryshonte mbishkrimin në mënyrë që asgjë të mos keqkuptohej.
“Mendoj se ndoshta duhet të ndryshosh mbishkrimin në “Mami dhe babi i qenve tanë”, para se dikush ta keqkuptojë”, shkroi ajo.
Më vonë, modelja publikoi edhe një fotografi që shfaqte në tërësi barkun e saj të sheshtë dhe hodhi poshtë të gjitha thashethemet e ditëve të fundit. /Prive.al