Justin Bieber ka dëshmuar edhe një herë se ka një anë romantike pas ndarjes së një postimi intim në shtrat me gruan e tij Hailey Baldwin në faqen e tij Instagram.
Ndërsa pamja tërhoqi shumë vëmendje në internet, ishte dedikimi tepër i ëmbël që i emocionoi fansat, kur këngëtari shkroi një shkrim të shkurtër poetik për dashurinë së tij.
Justin ka shkruajtur: “Buzët e mia bëhen xheloze për krahët e mi që të mbajnë.”
Në selfie të ëmbël të postuar në faqen e Instagram të Justin, natën e kaluar, këngëtari mund të shihet me gjoksin e tij të zhveshur, me zinxhirin e tij të artë të shtypur kundër qafës së tij.
Hailey shihet në gjumë e mbështjellë në krahët e burrit, dhe e mbuluar deri në qafë. Krahu i djathtë i Justin-it shihet duke e mbuluar atë me butësi ndërsa ai vështron kamerën.
Fansat ishin të shpejtë për të komentuar duke thënë: “Kjo është dashuria e vërtetë” dhe “Këto fjalë janë të bukura”.
Çifti u martua në shtator 2018 në një gjykatë në Nju Jork dhe duket se ata janë akoma në periudhën e muajit të mjaltit.