Justin Bieber i dhuron një puthje Jaden Smith-it

By

Këngëtari Justin Bieber dhe aktori Jaden Smith kanë shijuar kohë së bashku në Coachella 2024.

Madje, nga koha e kaluar bashkë, dyshja u bë virale në mediat sociale, teksa një video shfaq ata goxha të afërt – në një pjesë Jaden e përqafon nga prapa Justinin, dhe më pas këngëtari e puth atë në faqe.

Videoja u komplimentua me të madhe në mediat sociale, derisa mijëra fansa i cilësuan ata si “shembulli më i mirë i një shoqërie të pastër”.

Kujtojmë se ata u bënë miq në vitin 2010 kur ata bashkëpunuan në hitin e Justin-it “Never Say Never” – i cili ishte gjithashtu kënga temë për filmin e Jaden, “The Karate Kid”.

Artikuj të ngjashëm