Justin Bieber i brengosur për sëmundjen e gruas së tij

By

Këngëtari i njohur, Justin Bieber, ka thënë se është shumë i brengosur për gjendjen shëndetësore të gruas së tij.

Modelja Hailey Bieber, ishte shtrirë në spitalin e Palm Springs të Kalifornisë, javën e kaluar. Ajo u shtrua në spital pasi kishte një mpiksje gjaku në trurin e saj.

Një burim i afërt i familjes, ka thënë për People se Justin kishte përjetuar kohë të vështirë derisa gruan e kishte të shtrirë në spital.

“Hailey nuk do që askush të shqetësohet për të, por ishte një situatë e tmerrshme për të dy. Justin është ende shumë i shqetësuar. Ai mezi fle, qëndron zgjuar duke e shikuar Haileun derisa pushon”,ka thënë ky burim për People.

Artikuj të ngjashëm