Justin Bieber: Fama më bëri të drogohem dhe të mendoj vetëvrasjen

By

Justin Bieber ka shkruar fjalë prej zemre.

Ylli i muzikës pop, ka prekur ndjekësit e tij me një postim në llogarinë e tij në Instagram ku foli për betejat me të cilat është përballur gjatë jetës së tij.

Artisti foli për sfidat që i erdhën nga fama që në moshë të vogël pasi që në moshën 13 vjeçare kishte miliona fansa në mbarë botën.

“Është e vështirë  të dalësh nga shtrati në mëngjes me qëndrimin e duhur, teksa ke një jetë të mbingarkuar. Ti duhet të përballesh me të kaluarën, punën, përgjegjësit, emocionet, familjen, financat dhe marrëdhëniet që ke”.

“Ndonjëherë madje mund të arrish deri në pikën kur as nuk dëshiron të jetosh më”.

Kjo nuk është hera e parë që Bieber ka folur për betejën e tij me depresionin që iu shkaktua nga fama. Por në postimin e fundit të bërë të hënën, artisti shkon në detaje më të mëdha në lidhje me jetën e tij.

“Fillova të merrja drogë kur isha 19 vjeç. Më janë dashur vite për ta kaluar këtë dhe për të rregulluar marrëdhëniet e prishura , e për të ndryshuar zakonet e mia”.

Artikuj të ngjashëm