Këngëtarja Juliana Pasha duket se e ka gjetur formën më të mirë për të kaluar kohën e karantinës, sidomos tashmë kur aktiviteti i saj kryesor – muzika është pauzuar.
Nëse mbrëmjet muzikore mungojnë, angazhimi duket të jetë zhvendosur në një tjetër rrafsh.
Këngëtarja i është përkushtuar me kohë të plotë biznesit të familjes – restorantit i cili ofron shërbime delivery.
Në videot e ndara në rrjete sociale, Juliana shihet që t’ia ketë ‘haberin’ edhe kuzhinës meqenëse është e përfshirë direkt në të. /Prive.al