Ju që shqetësoheni nga disa kile të tepërta duhet të shihni videon e Bebe Rexhës

By

Në vazhdimësi, Bebe Rexha ka publikuar video dhe fotografi se si duket një trup gruaje që nuk ka asnjë ndërhyrje kirugjikale dhe editimin fotografik.

Beteja për të pranuar veten ishte e gjatë për këngëtaren por ajo tani po ndihmon edhe të tjerët të pranojnë veten ashtu siç janë.

Së fundmi, ajo ka ndarë në Tik Tok një video të saj, në të cilën shfaqet e veshur me bikini duke nxjerrë në pah linjat. Videoja e saj nis me një pyetje: “Sa mendoni se peshoj?”.

Më pas ajo i kthen kurrizin kamerës dhe në video shkruan, “Nuk duhet t’i interesoje askujt”, dhe më tej, “Unë jam e bukur pa marrë parasysh peshën time”.

Ndiqni videon e këngëtares në postimin e mëposhtëm. /Prive.al

@beberexhaFeeling like a bad bitch today.

♬ original sound – emm.

Artikuj të ngjashëm