Praktikimi i ushtrimeve dhe ushqimi i shëndetshëm do tju ndihmojnë të qendroni në formë, por ka edhe disa mënyra të tjera për të djegur kalori. Shumica e tyre nuk marrin shumë kohë, dhe nësë i bëni ato rregullisht, do tju ndihmojnë të qendroni në formë pa shpenzuar orë të tëra në palestër.
Ja 6 mënyra “dembele” për të djegur kalori të cilat janë po aq efektive sa ushtrimet e gjimnastikës.
Bëni dush të nxehtë
Një dush i mirë është një mënyrë e mirë për t’u çlodhur në darkë dhe për të larguar stresin, por gjithashtu rezulton se nësë shpenzoni një orë në dush ose banjë të nxehtë ju ndihmon në shkrirjen e kalorive.
Pini ujë të ftohtë
Të jeni të hidratuar është shumë e rëndësishme për mirëqenien e shëndetit tuaj, por mënyra si ju pini ujë mund të rrisë djegjen ekalorive tuaja. Nëse pini ujë të ftohtë trupit tuaj i duhet të ngrohë temperaturën e trupit gjë që e ve metabolizmin tuaj në punë, shkruan Dritare.net.
Nuhasni vanilje
Kërkimet kanë zbuluar se personat të cilët janë mbi peshë dhe mbanin copëza shkopinjsh me vanilje kishin më pak dëshirë për të ngrënë ëmbëlsira. Ju gjithashtu mund të zgjidhni një parfum me aromë vaniljeje që do tju ndihmojë të rregulloni oreksin tuaj.
Bëni punë shtëpie
Të lani dyshemenë ose enët tuaja mund të jetë e mërzitshme por punët e vogla të shtëpisë mund tju ndihmojnë shumë mirë jo vetëm të mbani shtëpinë pastër por edhe të digjni kalori.
Pini çaj jeshil
Çaji jeshil është plot me antioksidantë, dhe është një mënyrë të bëni lëkurën tuaj të duke më e re, dhe gjithashtu mund tju ndihmojë të digjni kalori.
Ulni temperaturat brenda shtëpisë
Sa më ftohtë bëhet jashtë ne tentojmë të ndezim ngrohjen, por të mbani dhomën tuaj të freskët ju ndihmon edhe të humbisni peshë. Njëlloj si me ujin e ftohtë, të jeni në një dhomë të freskët ju ndihmon të humbisni disa kalori të tepërta.