Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu u bë i njohur në Kosovë për rolin e tij si Mehmet Kosovali në serialin turk shumë të ndjekur në Kosovë, “Jeta e hidhur”.
Ishte pikërisht ky roli që i dha shumë famë personazhit të tij në Kosovë dhe roli që e solli aktorin në vendin tonë në vitin 2009.
Shumë kohë ka kaluar, mirëpo shumë e kujtojnë me dashuri rolin dhe serialin shumë të ndjekur asokohe.
Aktori së shpejti do të bëhet baba. Bashkëshortja e tij Sinem Kobal është 7 muajsh shtatzënë.
Së fundmi çifti u fotografua për herë të parë në publik pas 7 muajve dhe menjëherë u komentua barku i rrumbullakosur i bashkëshortes së aktorit e cila ishte përpjekur ta fshihte e veshur me një fustan të gjerë, shkruan Sabah.com, transmeton Prive.al.
“Fatmirësisht çdo gjë po shkon mirë. Edhe dy muaj kanë mbetur. Zoti na ruajt nga syri i keq. Shtatzënia ia ka shtuar bukurinë”, tha aktori për gruan e tij. /Prive.al