Aktorja e famshme gjermane Meryem Uzerli, e cila u bë e njohur në Kosovë me rolin e Hyremit, në serialin “Sulejmani i madhërishëm” ka ndarë një lajm të bukur.
Ajo po bëhet nënë për herë të dytë. Në një intervistë për revistën “Zamazingo”, Meryem zbuloi se është 5-muajshe shtatzënë dhe po pret një vajzë. Aktorja ka edhe një vajzë 7 vjeçare me emrin Lara.
Tani, Meryem është shpërngulur në Berlin ku ka hapur një bar kafe ndërkohë vazhdon edhe profesionin e saj, aktrimin. /Prive.al