Pasi janë vendosur në shtëpi dhe kanë kaluar periudhën fillestare të akomodimit, sigurisht se kanë nisur situatat e para në “Big Brother VIP” aty ku 14 personazhe të njohur, do ndajnë shtëpinë për tre muaj.
Ka qenë këngëtarja Fifi që ka bërë debatin e parë që siç ndodhte rëndom edhe në edicionet me banorë të thjeshtë, ka të bëj me ushqimet.
Ajo ka debatuar me Ardit Çunin dhe Benaida Nishanin të cilët ankoheshin për mungesën e ushqime që sipas Fifit është “gjynah të ankohen” teksa diskutimi ka vazhduar për përplimin e listës me ushqime ku këngëtarja thotë se duhet pyetur të gjithë.
Video e mëposhtme sjell momentin. /Prive.al