Jonida Vokshi shkruan një letër dashurie për të voglin e saj

By

Mëmësia, një udhëtim po aq i bukur dhe përmbushës sa edhe i vështirë ka inspiruar Jonidën të bëjë publike një letër dashurie për të voglin e saj, Ian.

Ajo shkruan hapur për të gjithë sakrificën dhe mrekullinë që i solli në jetë ardhja e vogëlushit të saj.

Lexoni më poshtë shkrimin e saj në Instagram.

Nje foto qe mbase mund te mos ju duket aspak “instagramiste” por eshte jetesore me shume se sa cdo foto tjeter e postuar. Dhe me e bukura ne bote per mua!

“2 ore pas lindjes, e derrmuar pas oreve te tera per te te sjelle ne jete.

Ian, me ke dhene nje force shume te madhe mam. Dicka qe nuk e mendova do ndodhte kur ti ishe brenda meje.

Mendova dite te veshtira, situta aspak te lehta kur behesh mami per te dyten here, nderkohe qe ke edhe nje profesion per ti dedikuar kohe. Dhe te kap paniku!

Por ti bir erdhe per te ma zbukuruar jeten akoma dhe me shume, per te ma lehtesuar lodhjen e dites e per te me dhene nje shplodhje shpirterore.

Siguriiiiiiiiisht nuk eshte aspak e thjeshte, ka momente qe mendoj qe nuk mundem edhe dorezohem ndonjehere.

Ka lot, ka pagjumesi, ka dobesi, por te quaj BEKIM cdo dite!

Pervec kesaj me bere mam cuni😜

Te dua me gjithe qenien time vellai Emit ❤️”

Artikuj të ngjashëm