Aktorja dhe prezantuesja e njohur, Jonida Vokshi, i ka mjaft të shpeshta paraqitjet e saja televizive por përkundër pjesës profesionale ajo jetën private e mban pothuajse të mbyllur hermetikisht duke mos zbuluar asnjë detaj.
Jonida madje deri më tani nuk i ka shfaqur në publik pothuajse asnjëherë as prindërit e saj të cilët zënë një vend mjaft të rëndësishëm tek ajo.
Sidoqoftë një gjë të tillë ka vendosur ta bëjë së fundmi teksa ka publikuar një fotografi pikërisht përkrah tyre duke shijuar këtë atmosferë festash.
Ky veprim i saj në njëfar forme thyen ‘rregullat’ e vendosura nga ajo që jeta private dhe ajo publike të mos përzihen asnjëherë. /Prive.al/