Jonida Vokshi fton Besnik Krapin në emisionin e saj dhe qenka diçka që s’duhet humbur!

By

Vetëm para pak ditësh, Jonida Vokshi e zbuloi në emisionin Xing me Ermalin se është e lidhur me një djalë nga Kosova.

Dhe ai është producenti e aktori Besnik Krapi, me të cilin Vokshi ishte njohur në setin e xhirimeve të serialit “O sa mirë” vjet më parë.

Dyshja kanë kohë që janë bashkë, e në shtator i pret martesa ndërsa së fundmi, Vokshi e ka ftuar Krapin në emisionin e saj në Top Channel “Personale”.

Është vet Jonida ajo që ka publikuar një insert nga emisioni i saj, ku shkakton shumë të qeshura në sfond.

“Ka një gjë të re në jetën tënde, martohesh në shtator. Të doli nusja ashtu siç e ke besuar?”, e pyet ajo Krapin. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm