Me datë 18 qershor, çifti i njohur Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë.
Ata mirëpritën në jetë një vajzë që i lanë emrin Emi. Lajmin asokohe e kishin bërë të ditur vetë prindërit e rinj në llogaritë përkatëse në rrjete sociale.
Që atëherë postimet e tyre kanë të bëjnë më shumë me statusin e tyre të ri. Mirëpo portretin e foshnjës nuk e kanë zbuluar ende.
Së fundmi Jonida Vokshi publikoi në llogarinë e saj në Instagram, një fotografi ku shihet ajo dhe bebi Emi – përsëri pa zbuluar portretin e saj.
Në përshkrimin e fotos ajo shkruan, “Shpirtin plot” – dhe aktorja është e lumtur si asnjëherë më parë. /Prive.al