Jonida pranon ndarjen nga Romeo?

By

Këngëtarja Jonida Maliqi si e ftuar në Report Tv ka folur ditën e sotme në lidhje me shumë gjëra për të cilat iu lakua emri kohëve të fundit, nga një video e vjetër me Flori Mumajesin deri tek statusi i saj aktual.

Tërthorazi, duke potencuar faktin se është beqare, ajo në fakt ka pranuar atë që dyshohej prej disa javësh, ndarjen nga i dashuri Romeo Veshaj pas rreth një viti e gjysmë lidhje.

“Dua të jem e drejtpërdrejtë ashtu siç kam qenë gjithmonë. Cdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë. Mëgjithatë ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media. Duhet të dijnë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson. Megjithatë, nuk do doja të zija asnjë emër, unë jam një femër beqare, kur dua dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral.

Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh. Ajo që më vret, janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe I përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq!” – është shprehur këngëtarja në intervistën e saj të parë për 2020-ën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm