Në mesin e programeve televizive që u mbyllën në mars nga pandemia ka qenë edhe “Soiree” nga Jonida Shehu.
View this post on Instagram
Shtatori nuk e riktheu programin aty ku zhvilloi dy sezone e gjysmë.
Por mesa duket, programi nuk është harruar.
Paralelisht me drejtimin e edicionit qendror informativ pesë herë në javë në ABC, Jonida për vit të ri do ta rikthejë “Soiree” në ekran.
Tashmë nga emri i programit në rrjete sociale është hequr prapashtesa “topchannel” duke konfirmuar që prezantuesja ka arritur ta marrë formatin me gjithë emër në një tjetër ekran, diçka që nuk ndodh shpesh. /Prive.al