Çifti i aktorëve Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi ditën e sotme festojnë njëvjetorin e martesës.
Dyshja kurorëzuan dashurinë në një ceremoni luksoze vitin e kaluar dhe për të kujtuar këtë ditë të rëndësishme të tyre, së fundmi aktorja ndau një fotografi bardh e zi të realizuar në ditën e dasmës.
Aktorja njëherësh i ka bërë një dedikim të veçantë bashkëshortit të saj dhe ka falënderuar miqtë që e bënë atë ditë të paharruar.
“Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë, po shumë në një dasmë, që rezultoi të ishte e imja. Faleminderit miq që na e keni bërë këtë dit të paharruar. Paçim edhe 100 përvjetore bashkë zemër”, ka shkruar Vokshi.
E ky njëvjetor është i mbushur me dashuri për familjen e dyshes sepse ata këtë vit u bënë prindër të një vogëlusheje që i lanë emrin Emi. /Prive.al