Johnny Depp deklaroi se ai po bojkotohet nga Hollywoodi për shkak të një situate të pakëndshme dhe të çrregullt nga ndarja e tij me ish-gruan Amber Heard.
Aktori 58-vjeçar foli me ‘The Sunday Times’ për dramën e tij të re.
Ai deklaroi se kishte vështirësi profesionale pas ndarjes së tij me Heard në vitin 2016 mes akuzave për dhunë në familje.
Aktori, i cili ka luajtur role të tilla si Edward Scissorhands, Willy Wonka dhe Jack Sparrow, vitin e kaluar humbi një çështje shpifjeje kundër ‘Outlet The Sun’, për raportimin e tyre të ndarjes, duke e etiketuar atë si një rrahës i gruas.
Deep ka pezulluar publikimin e “Minamata” e cila drejtohet nga Andrew Levitas, dhe në të cilën Depp luan rolin e fotoreporterit W Eugene Smith, në punën e tij të viteve 1970 në Japoni.
Muajin e kaluar, Levitas i shkroi një letër ‘MGM’ duke e akuzuar atë për varrosjen e filmit si rezultat i çështjeve ligjore të Depp.
Filmi u ble nga MGL vjeshtën e kaluar, përmes American International Pictures, pas debutimit të tij në shkurt të vitit 2020 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. /Prive.al