Jo vetëm martesa, Mimoza e “Big Brother” në pritje të ëmbël?

By

Mimoza Krasniqi, ish-banorja e “Big Brother 2” bëri publik lajmin se është martuar me datë 13 të muajit të kaluar.

Francezi Raphael Walter i ka marrë zemrën bukuroshes e cila është zhvendosur në Strasburg të Francës për të qenë krah dashurisë.

Por, martesa duket të mos jetë i vetmi zhvillim.

Ndjekësit në rrjete sociale kanë vënë në pah pjesën e stomakut të rrumbullakosur të këngëtares që ka lënë të kuptohet se ajo është në pritje të ëmbël.

Lajmi nuk është konfirmuar ende nga Mimoza por ne do t’iu mbajmë të informuar për çdo detaj. /prive.al

Artikuj të ngjashëm