Prezantimi i Fifit dy javë më parë në Festivalin Kënga Magjike mori vëmendje maksimale, madje aktualisht kënga ‘Zhurmë’ është më e klikuara në YouTube e po ashtu një ndër projektet me më së shumti efekt nga publik nga artistja.
Por në këtë garë muzikore, ajo nuk merr pjesë vetëm me një projekt. Përpos ‘Zhurmë’, dora e saj është edhe në katër produksione tjera muzikore.
“Unë nuk marr pjesë vetëm te Kënga Magjike këtë vit. Kam 5 këngë bashkë me timen, dhe jam shumë e lumtur që të gjithë më kanë prezantuar denjësisht me tekstet e kompozimet mia” – u shpreh Fifi në llogarinë e saj në Instagram.
Katër këngët tjera këndohen nga Valon Shehu, Fjolla Morina me Blastën, Mishel Rapo dhe Silvana Rusi./Prive.al