Aktori i humori Bes Kallaku është përqafuar fort nga publiku në të gjithë daljet e tij. Për sa kohë ishte pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”, sukses i garantuar në çdo rol. Por edhe pas largimit nga aty, prezenca e tij plot humor në rrjetet sociale, e ‘fashiti’ mungesën e të dielave në ekran.
Këtë radhë na ka befasuar me lajmin e radhës, lansuar pikërisht në llogarinë e tij në Instagram. Besi tashmë do të na përfaqësojë edhe në produksione të huaja, shkruan Bordo.al.
Aktori i humorit ka publikuar trailerin e filmit “The Brave”, në të cilin bën të ditur se do të jetë pjesë me një rol. Ai luan krah emrave të tjerë si Louis Mandylor dhe Armand Assante.