Jo më pritje të gjata, nisë numërimi prapa për këngën e re të Artit

By

Art Abazi  nuk do të na lë të presim shumë për një këngë të re, ndryshe nga një periudhë e caktuar kur projektet vinin përafërsisht një herë në vit.

Ai ka gati projektin më të ri muzikor.

“Harrom” titullohet kënga e cila ka edhe një datë publikimi, hiç më larg se të enjten në orën 18:00.

Videoklipi është realizuar në disa skena në kryeqytet teksa për më tepër mbi këtë projekt, do të duhet të mbërrijë e enjtja.

Momentalisht, një varg i tekstit është ndarë nga Arti.

“Kena jetu n’melodinë, që ma s’pe ndjejë”, shprehet ai.

Hmm, mund të lidhet me muajt e fundit? Presim e shohim kur të dalë kanga e plotë për të gjykuar nëse bëhet fjalë për një projekt më personal… /Prive.al

 

View this post on Instagram

A post shared by Art Abazi (@art_abazi)

Artikuj të ngjashëm