Ish futbollisti i kombëtares, Lorik Cana po që ia di lezetin jetës. Ai po feston ditëlindjen e tij, në një destinacion tejet luksoz dhe njëri ndër më të famshmit në botë.
Njeriu që ishte kapiten i Kombëtares Shqiptare për disa vjet me radhë, tani po pushon nga fusha e topi e po e feston ditëlindjen e tij të 34-tërt në një jaht në brigjet e Saint Tropez në Francë.
Cana është lindur në vitin 1983 në Prishtinë, për të ikur më pas në Zvicër e Francë ku krijoi një karrierë të gjatë futbollistike.
Tani ai është martuar e ka një djalë, ndërsa rrallë e shohim të shfaqet publikisht me familjen e tij.
Ai nga vendi ku po qëndron për pushime, ka publikuar video e fotografi, nga një vend i mrekullueshëm si Saint Tropez. /Prive.al