DItën e djeshme ajo pushtoi portalet me deklaratën ku pranonte lidhjen e dashurisë me Robert Berishën, të cilin duket se e do ende.
Më pas, pashmangshëm modelja Jess Kadiu nënvizoi faktin se nuk e ka ndarë Robertin duke potencuar se romanca ka nisur kohë pas përfundimit të martesës së Robertit.
Por, Kadiu duket ta ketë komentuar edhe Nora Istrefin.
Prive.al ka arritur të sigurojë një komunikim me një ndjekëse në Instagram, dërguar nga vetë komentuesja në adresën e portalit tonë.
Në këtë komunikim, teksa mohon se ishte ‘Anna’ – mollë sherri për çiftin, Kadiu flet edhe për Norën.
‘Është shumë e mirë Nora dhe të jetë çfarë të jetë, unë s’kam punë me të’ – lexohet të ketë thënë bukuroshja.
Ndërkohë iu ka ikur deklarata e mbrëmshme dhe gjithçka që ajo shkaktoi, shkrimin publik të bukuroshes mund ta lexoni duke klikuar këtu.