Jennifer Lopez zbulon punën e saj të parë dhe sa paguhej

By

Jennifer Lopez është kthyer në kopertinën e “Rolling Stone”, ndërsa në intervistën për këtë revistë ajo ka rrëfyer për fillimet e saj dhe vështirësitë që është ndeshur gjatë rinisë. Këngëtarja dhe aktorja ka kujtuar fillimet e saj dhe kohën kur u nis nga lagjet e varfra në rrugën drejt famës dhe suksesit.

“Doja të realizoja disa gjëra dhe kisha gjithmonë atë frymën konkurruese për ta realizuar këtë. Prindërit e mi nuk ishin të pasur dhe jetonin në një lagje të varfër, ku para do të thoshte shumë. Puna ime e parë ishte në një sallon bukurie, ku pastroja. Aty më paguanin 10 dollarë për një punë të bërë mirë. Kam jetuar nga koncerte të vogla ku kërceja dhe më paguanin 25 dollarë”, ka rrëfyer Lopez.

“Kam ngrënë petë në gotë dhe pica në rrugë”, kujton J.Lo, duke shtuar se falë xhirimeve të Janet Jackson dhe grupit amerikan “New Kids On The Block”, ajo u ngjit në rrugën e suksesit.

Artikuj të ngjashëm