Artistja e famshme amerikane, Jennifer Lopez, e njohur me nofkën JLO, është shfaqur e veshur me një fustan të krijuar nga disenjatorja kosovare, Diana Qerimi.
Në një ndejë të MET Gala, JLO ka zgjedhur të vesh një fustan të zi, që nxjerrtë në pah dekoltenë e saj, i gjatë dhe me disa zbukurime argjendti.
Fustanin e kreatores nga Kosova, JLO e ka përshtatur me taka po ashtu ngjyrë të zezë, si dhe flokë të lidhura e makijazh të thjeshtë.
Përndryshe, Jennifer Lopez është një nga artistet më me nam në glob, e cila aktualisht veç në Instagram numëron hiç më pak se 253 milionë ndjekës.
View this post on Instagram