Jennifer Lopez e fejuar? Përgjigjet i dashuri i saj Alex Rodriguez

By

Alex Rodriguez, i dashuri i aktores e këngëtares Jennifer Lopez, u ka dhënë fund thashethemeve se dyshja janë fejuar.

Raportimet erdhën pasi në dorën e Lopez, u pa një unazë e madhe.

“Ia bëra asaj dhuratë një unazë. Ia kam dhënë atë unazë ndoshta para pesë muajsh. Asaj i pëlqeu shumë dhe i rrinte bukur”, ka thënë Alex gjatë një interviste.

“Sigurisht që ka një kuptim për ne, por jo nuk jemi të fejuar”, ka thënë Alex, duke mohuar çdo raportim se ata po shkojnë drejt martesës. /Prive.al

Image result for jennifer lopez and alex

Artikuj të ngjashëm