Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fotografohen për herë të parë duke u puthur

By

Çifti i ri Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, u fotografuan duke u puthur për herë të parë që nga fillimi i romancës së tyre në fillim të këtij viti.

Lopez dhe Affleck, u fotografuan në shoqërinë e njëri tjetrit gjatë një darke në Malibu, në pasditen e së Dielës.

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se yjet hollivudiane, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, janë rikthyer në krahët e njëri tjetrit.

Pas thashethemeve të vazhdueshme për lidhjen e tyre, tashmë është e ka konfirmuar se ata e kanë rikthyer romancën pas publikimit të fotografive, në të cilat dyshja shihen duke u puthur, raporton “Page Six”.

Affleck dhe Lopez, për here të parë ishin në lidhje nga viti 2002 deri në vitin 2004, ndërsa romanca e tyre e re filloi në fillim të këtij viti, menjëherë pas ndarjes së Jennifer Lopez me të fejuarin Alex Rodriguez.

Lopez po planifikon të zhvendoset për të jetuar në Los Angeles, për të qenë sa më afër Affleck.

Dyshja ishin bashkuar së bashku për të festuar, 50 vjetorin e lindjes së motrës së Jennifer, Lynda Lopez.

Fëmijët e J.Lo me ish-burrin Marc Anthony, 13-vjeçarët Max dhe Emme ishin gjithashtu të pranishëm për këtë rast.

Artikuj të ngjashëm