Jeni në hall me recetat e gatimit? “Të dielave” është libri i kuzhinës që iu duhet

By

Nuk ka ditë që nuk i dëgjojmë mamatë tona, apo këdo që gatuan në shtëpi që nuk na e bën atë pyetjen e bezdisshme: “çfarë të bëj për drekë sot”.

E përgjigja e shpeshtë që edhe i irriton, është “çfarë të duash”. Por gjërat do të lehtësohen nëse librarisë tuaj ia shtoni një titull që ndoshta do të jetë më funksionali nga të gjithë ata.

Libri me receta te kuzhinës nga Urata Shahinaj, “Të Dielave”, mund të bëhet “bibla” juaj e gatimit nëse e porositni sa më parë që të jetë e mundur.

Ky libër i nevojshëm për këdo që e ka pasion gatimin e edhe obligim të përditshëm, shërben për të mësuar receta të reja që gatuhen në shtëpi.

Për tu njohur me ato që ofron libri, mund të informoheni duke vizituar edhe faqen e Shahinajt në Instagram, dhe po iu paralajmërojmë, bëhuni gati të ndjeheni të uritur që tani nga bukuria e ushqimeve të përgatitura nga ajo. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm