Para disa javëve, Prive raportoi për rikthimin e Jehona Sopit në muzikë, pas një kohe të gjatë larg saj.
Këngëtarja e cila shumë vjet më parë solli hite si “Marramendja”, “Fustani i bardhë”, “Përvjetori” dhe të tjera, së shpejti do të kthehet me një projekt të ri muzikor.
Ajo ka punuar me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun për një këngë të kuruar deri në detaje.
Xhirimet e klipit do të nisin këto ditë.
Të tjera detaje i kuptoni përmes videos së mëposhtme./Prive.al