Në fund të muajit mars përkatësisht nga data 25 deri me 30 mars 2016, Mrika Krasniqi do të organizoj Javën e modës shqiptare në New York.
Aty do të sfilojnë 20 modele jo vetëm shqiptare krijimet nga dizajnerët tanë. Pjesë e saj nga Kosova do të jenë Valdrin Sahiti dhe Blerina Kllokoqi Rugova.
Po ashtu pjesë e saj do të jetë edhe make up artistja e njohur Sellma Kasumoviq.
Ndërkaq në këtë event do të këndoj edhe Matteo Brento, italiani që ishte pjesëmarrës në X Factor Albania.
Të ftuar do ketë edhe emra të njohur të modës nga Europa dhe bota.