Balenciaga prezantoi koleksionin e saj vjeshtë / dimër gjatë Javës së Modës në Paris, duke theksuar një deklaratë për ndryshimin klimatik.
E gjithë pasarela shihej e përmbytur nga disa centimetra ujë, teksa modelet prezantonin koleksionin.
Nëse ideja për të bërë këtë deklaratë u duket e kotë sepse uji nuk është një burim i pakufishëm, në fakt Balenciaga raportohet se planifikon të kthejë ujin e përdorur në qytet. Marka gjithashtu dhuroi karriget në një qendër sportive për fëmijë.
Burimi: The Cut