James Franco nuk është parë në një set filmash për disa vite, por së fundmi janë publikuar disa fotografi të kthimit të tij në punë.
46-vjeçari, dy herë fitues i “Golden Globe” është parë duke xhiruar filmin e tij të ardhshëm “The Razor’s Edge” në Columbus.
Në film luajnë gjithashtu Tommy Lee Jones, i cili do të bashkëdrejtojë filmin aksion-triller së bashku me James.
James u largua nga aktrimi pasi pesë gra e akuzuan atë për sjellje të papërshtatshme seksuale në një artikull të botuar nga Los Angles Times në janar të vitit 2018.
Dy nga viktimat e supozuara, Sarah Tither-Kaplan dhe Toni Gaal, ngritën një padi për sjellje të pahijshme seksuale kundër James në vitin 2019 dhe ato arritën një marrëveshje në vitin 2021 në të cilën aktori ra dakord të paguante 2,235,000 dollarë.