James Blunt, 45 vjeçar, arriti shumë famë në vitin 2005 me këngën You’re Beautiful dhe dhe albumin e tij Back To Bedlam.
Blunt ishte një oficer zbulues në Life Guards, një kalorës i regjimentit në Ushtrinë Britanike dhe shërbeu nën NATO në Luftën e Kosovës në 1999. Atij iu dha një Doktoratë Nderi për Muzikë në 2016 nga Universiteti i Bristol.
Në një intervistë të re për The Sun ai shpalosi shumë për jetën e tij personale për muzikën dhe padyshim edhe për përjetimet e tij gjatë shërbimit militar në Kosovën e viteve të 90-ta.
Njëra nga pyetjet ishte – Cila është përvoja juaj e pikëllimit?
Unë isha në ushtri në konfliktin e Kosovës, kështu që pashë shumë vdekje, por pikëllimi është një gjë shumë e ndryshme kur është pjesë e jetës tuaj. – u përgjigj ai.