Banorja e shtëpisë së madhe të Big Brother VIP Kosova,Gresa gjatë kohës që po qëndronin jashtë në oborrin e shtëpisë,ka treguar problemet e saj me ankthin.
Gresa u shpreh se këtë problem me ankthin e ka pasur tashmë që dy vite.
“Kam pasur probleme me frymën tash që dy vite,jam mbyllur në shtëpi kam menduar që kam tërë botën kundër, që askush nuk më do”-ka thënë Gresa.
Por kjo gjë sipas Gresës, nuk e ndaloi atë që të hynte brenda dhe të sfidojë vetën.
“Nuk kam dashtur të hy brenda për këtë,por vendosa t’a sfidojë vetën”-shtoi ajo.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.