Këngëtarja Linda Hakaj vlerësohet me nota pozitive për vokalin e saj dhe është pjesë e shumë eventeve familjare.
Por përpos këtyre angazhimeve, këngëtarja ka realizuar klipin e saj më të ri. ‘Jam e sinqertë’ mban emrin kënga e punuar nga Floren Boshnjaku me tekst të krijuar nga Arsim Bunjaku.
Videoklipi i kësaj kënge është punuar nga EMF Creative dhe do të publikohet sot në ora 17.00 në YouTube.