Një nga ciftet më të përfolura të “Për’puthen” ishin padyshim Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina.
Lajmi se ata janë bashkë erdhi shumë i papritur kur ata u deklaruan për njëri tjetrin gjatë daljes nga “Për’puthen”.
Që nga atëherë ata janë shfaqur shpeshherë bashkë, madje nisën aludimet se ata ishin në pritje të ëmbël dhe se po bashkëjetonin.
Dicka ka ndodhur në raportin e ciftit, dhe dyshimet e para nisën pas një postimi të Sarës në llogarinë e saj në Instagram.
Teksa të gjithë ndjekësit bësojnë se ata po jetojnë ditët më të bukura të dashurisë, ajo sapo deklaroi se është beqare.
“Jam 106% beqare”, shkruhet në postimin që ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al