Kur do të fejohet ‘Zuka’ i ‘O sa mirë’?! (Video)

By

Ylber Bardhi, nisi të bëhej stomatolog por jeta e tij mori tjetër kahje tjetër me t’u kyqë në aktivitetet shkollore.

Angazhimi i tij në disa shfaqje ndikuan që ai të ndërronte mendjen dhe të nisej drejt një tjetër fakulteti, atë të arteve.

Ky ndryshim në profesione u pagua me pjesëmarrje në seriale të shumta televizive si: Familja Moderne, Spitali X, Kombinati e shumë të tjera por famën mbarëkombëtare e mori në rolin e ‘Zukës’ te ‘O sa mirë’.

Ky serial sapo ka filluar sezonin e ri, e Ylber Bardhi vazhdon të jetë pjesë e kastit.

Mirëpo, përpos punës ai në jetë private është i përkushtuar ndaj të dashurës prej 5 viteve, Albina Dyla e madje edhe ka menduar të fejohet me të shumë shpejt edhe pse nuk kanë ndonjë datë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm