Rrjetet sociale padyshim që kanë një ndikim mjaft të madh në promovimin e secilit artist e secilit projekt që ata krijojnë.
Këtë na vërteton më së miri edhe projekti i fundit nga Gent Fatali “eX” i cili duket se ka kaluar tashmë edhe kufijtë shqipfolës.
Një i huaj duket se ka rastisur në këngën e re e cila i’a ka fituar atij zemrën shumë shpejt.
Ai nuk ka hezituar as ta këndojë atë, ndonëse jo në mënyrën më të mirë të mundshme por të paktën është përpjekur t’i afrohet gjuhës shqipe. /Prive.al/