Ja si duket Armando Sadiku pas operacionit në hundë

By

Ylli i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku i cili hyri në histori si golashënuesi i parë për ekipin shqiptar në një eveniment të madh të futbollit, së fundmi zuri vend në media për dicka tjëtër.

U tha se në një prej klinikave private në Tiranë ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për të përmirësuar hundën.

Ndonëse një gjë e tillë nuk u kuptua nëse u bë shkaku i ndonjë lëndimi apo thjesht për shkaqe estetike, rezultatet tashmë kanë filluar të vërehen qartë.

Pas diku një jave nga ndërhyrja e supozuar, Sadiku është rishfaqur në rrjete sociale me pamjen e re e cila vë në pah ndryshimin i cili është i dukshëm.

Ndryshe, Sadiku nuk është i pari nga ekipi që i nënshtrohet një ndërhyrjeje të tillë. Kohë më parë, edhe një tjetër futbollist i kombëtares, Bekim Balaj veproi njejtë për të përmirësuar formën e hundës së tij. /Prive.al/

Foto: Pas ndërhyrjes

Foto: Pas ndërhyrjes

Foto: Para ndërhyrjes

Artikuj të ngjashëm