Ja sa miliona humbi Adam Levine pasi la “The Voice”

By

Disa ditë më herët u bë publike që Adam Levine po linte “The Voice” dhe në vend të tij do të vijë Gwen Stefani për sezonin e 17-të.

Tani, u zbulua se Adam kishte kontratë të nënshkruar për dy vitë tjera në “The Voice”, por ai vendosi të largohej më herët. Publikimet po thonë se “Ai kishte filluar të ndihej tepër në ankth dhe nuk mund të vazhdonte.”

Ajo çka është interesante është shuma e parave që ka humbur këngëtari. Kontrata tregon se ai do të paguhej më shumë se 14 milionë dollarë për sezon, që do të thotë ai la pas, gati se 30 milionë dollarë pasi vendosi të largohej.

 

 

Artikuj të ngjashëm