Ja sa ka ndryshuar jeta e Bebe Rexhës katër vitet e fundit

By

Edhe disa ditë dhe ne po lëmë një vit pas. Jo vetëm se po hymë në një vit të ri por edhe në një dekadë të re!

E teksa Bebe Rexha ndjen një vit që po përfundon ajo është ndalur të rezonojë për këto 4 vitet e fundit dhe sa shumë ka ndryshuar jeta e saj sa i përket karrierës muzikore.

(2015-2019) Mesi i dekadës përkundrejt fundit të dekadës. Udhëtim i gjatë. Lotë djersë e gjak. Do ta bëja përsëri. Unë i dua fansat e mi, ju dua shumë të gjithëve. Faleminderit.” – shkruan ajo në postimin e saj ku shihet në foto gjatë një perfomance në vitin 2015 dhe një tjetër gjatë një perfomance në vitin 2019.

Ajo po ashtu i dedikon një postim fundit të turneut disa mujor me grupin muzikor “Jonas Brothers” dhe thotë se mezi pret këtë vit të ri të ndajë një lajm tejet emocionues.

“Jam rritur shumë në këtë turne të fundit. Kam bërë shumë miq të rinj dhe anëtarë të rinj të familjes. Më ka mësuar si të jem një person më i mirë, si të jesh më i durueshme, dhe më ka bërë të më marrë malli që të bëj turne vetë. Mezi po pres vitin e ri për të ndarë disa lajme emocionuese me të gjithë ju. Ju dua.” – shkruan Bebe në postimin e saj. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm