Ja pse nuk duhet t’i injoroni asnjëherë dhimbjet menstruale

By

Shumë gra dhe vajza përjetojnë dhimbje të mëdha gjatë ciklit menstrual, por edhe presion dhe vështirësi në mbajtje të urinës.

Paula Briggs, konsulente për shëndetin seksual dhe riprodhues në Fondacionin NHS të Grave të Liverpool, tha se gratë dhe vajzat shpesh i durojnë këto dhimbje.

“Ata shpesh e durojnë atë. Ndoshta ato nuk e dinë se çfarë po ndodh dhe janë shumë të frikësuar për të zbuluar, ose nuk kanë kohë të mendojnë për të. Është jetike që të kërkoni mbështetje”, tha doktoresha Briggs.

Ndër faktorët e rrezikut janë edhe fibroidet që priren të prekin gratë e moshës 30-50 vjeçare, por faktor veçantë rreziku është mbipesha, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Derisa gratë plaken, ato kanë më shumë gjasa të kenë fibroide, por gratë më të reja gjithashtu mund t’i marrin ato”, tha Briggs.

Të kesh fëmijë mund të zvogëlojë rrezikun dhe pas menopauzës fibroidet shpesh mund të tkurren pa trajtim, sepse ka një rënie drastike të estrogjenit, i cili ushqen rritjen e tyre.

Artikuj të ngjashëm